Please enter at least 3 characters.

Zemaj: Shkarkimi i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale është dashur të ndodh kur u ndanë 9 milionë euro për Ferronikelin

2023/10/394153603_2085261381833973_3631440919355122217_n.jpg

Në Kuvendin e Kosovës, deputetët janë duke diskutuar rreth rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se nuk mund ta tejkalojmë kërkesën për shkarkim të një bordi.

“Nuk mund ta tejkalojmë kërkesën për shkarkim të një bordi pa ditur arsyet e sakta, pa qenë të sinqertë qeveria dhe gjithë të përfshirët në këtë rast”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se tendenca për të kapur gjithçka po e dëmton bazën kushtetuese dhe esencën e institucioneve dhe agjensive të pavarura që duhet të funksionojnë në Republikën e Kosovës.

“Ndoshta këta është dashur të shkarkohen kur i ndanë 9 milionë euro për Ferronikelin, por para se të shkarkohen duhet të japin përgjigje se kush ju tha që ti ndajnë këto mjete”, tha Zemaj. /Telegrafi/