Please enter at least 3 characters.

Zbulohet varri i Aleksandrit të Madh në Greqi?

2016/01/zbulohet-varri-i-aleksandrit-t-euml-madh-n-euml-greqi_hd.jpg

Në veri të Greqisë është zbuluar një varr antik, i cili besohet se daton që nga koha e Aleksandrit të Madh.

Varri u zbulua në zonën antike të Amfipolit, 100 kilometra në lindje të Selanikut dhe pak më larg nga zona ku ndodhet varri i Filipit të Madh, babait të Aleksandrit.

Për nga struktura sesi është ndërtuar varri antik, sipas historianëve lë të kuptohet se varri i përket shekullit të katërt para Erës Sonë.

“Jemi duke ndjekur me ankth dhe emocione të mëdha zbulimet në Amfipol. Ky është një monument unik sa i përket përmasave dhe mjeshtërisë së ndërtimit”, tha për BBC Ministri grek i Kulturës, Konstantinos Tasoulas.

Pas sfinksave varri “ruhet” nga dy statuja 2.27 metër të larta, që të dyja femra.

Shumica e qytetarëve besojnë se varri mund të jetë i Aleksandrit të Madh, por autoritetet kanë bërë thirrje që të mos kalohet në delir pa kuptuar vërtetë për çfarë bëhet fjalë. /albeu/