Zbulohet se sa para mori Brooklyn Beckham për një reklamë që tallte familjen e tij
Brooklyn Beckham thuhet se ka përfituar afro 900 mijë euro për fushatën e tij reklamuese me kompaninë e dërgesave 'DoorDash', në një kohë kur raportet për përçarjen me familjen Beckham vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Sipas burimeve të cituara nga Page Six, djali i David dhe Victoria Beckham ka marrë të paktën këtë shumë për reklamën, ndërsa persona pranë familjes pretendojnë se ai po përfiton financiarisht nga konflikti me prindërit e tij, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se dëshironte privatësi.
Në një nga videot promocionale, Brooklyn shfaqet duke ndjekur Kupën e Botës 2026 nga shtëpia dhe thotë se arsyeja është 'një histori e gjatë', koment që shumë e interpretuan si një thumb ndaj prindërve të tij, me të cilët raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira.
Ndërkohë, tensionet mes palëve janë shtuar edhe më tej pas një vizite të motrës së tij, Harper Beckham, në shtëpinë e tij në Beverly Hills.
Ekipi i Brooklyn dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, pretendoi se prania e fotografëve gjatë dorëzimit të një letre nga Harper ishte e organizuar për vëmendje mediatike, akuzë që u mohua nga burime pranë familjes Beckham.
Përçarja mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave, gjersa raportet sugjerojnë se marrëdhëniet mes tyre mbeten të tensionuara. /Telegrafi/


