Please enter at least 3 characters.

Zbulohet biografia e parë e Enver Hoxhës: S’ka diplomë universitare

2016/01/f.0311121253453_m.jpg

E përditshmja Gazeta “Panorama” shkruan sot se në biografinë e parë zyrtare të Hoxhës si sekretar i Parë i KQ të Partisë, botuar në vitin 1946, bëhet me dije se ai “ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës”.

Në asnjë rresht tjetër nuk përmendet diplomimi në Francë, por as ndonjë shkollë tjetër.

Libri “Enver Hoxha, biografi e shkurtuar” është botuar me përkujdesjen e KQ të Partisë në stabilimentin “Rinia” në pranverën e vitit 1946 dhe ka qëndruar në qarkullim vetëm tre muaj. Në 58 faqet e tij, brenda kapakëve të trashë me ngjyrë të kuqe, përshkruhet në mënyrë kronologjike jeta dhe vepra e diktatorit nga lindja deri ditën e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945.

Libri fillon me një biografi përmbledhëse të familjes Hoxha dhe vazhdon me vitet e fëmijërisë e të rinisë së Enverit, ku bie në sy mungesa e të dhënave për periudhën 1927-1936.

E gjitha kjo, bashkë me përshkrimin e konteksit historik, zë vetëm gjashtë faqe. Sakaq, 52 faqet e tjera i kushtohen rolit të Enverit gjatë luftës, ku përfshihet themelimi i Partisë, Konferenca e Pezës, e Labinotit, krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit dhe përmbushja e detyrave si Komandant dhe Komisar i Lëvizjes Antifasiste. /Bw/Telegrafi/