Please enter at least 3 characters.

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Mateta dështoi në testet mjekësore te Milani

Shkaqet e dështimit të kontrolleve mjekësore të Jean-Philippe Mateta me gjigantët italianë AC Milan janë zbuluar, pasi transferimi i sulmuesit francez nga Crystal Palace u anulua në fund të afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari ishte i etur të largohej nga Selhurst Park dhe dukej se po i afrohej gjithnjë e më shumë një transferimi në San Siro.

Megjithatë, gjatë kontrolleve mjekësore u evidentuan disa probleme dhe Mateta mbetet ende lojtar i Crystal Palace.

Gjithçka dukej se po shkonte drejt realizimit të transferimit të dëshiruar, pasi të dy klubet kishin rënë dakord për marrëveshjen dhe Mateta kishte kryer vizitat mjekësore me Milanin përpara një kalimi të mundshëm.

Sidoqoftë, “Rossonerët” zbuluan një problem që e bëri transferimin jo tërheqës dhe për rrjedhojë vendosën të tërhiqeshin nga marrëveshja.

SipasBBC Sport, Crystal Palace kishte informuar Milanin gjatë negociatave për problemet që Mateta ka pasur ndër vite me gjurin e djathtë.

Sulmuesi kishte pësuar këputje të meniskut në vitin 2019, teksa luante për Mainz, dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale po atë vit, duke munguar për gjashtë muaj.


pas, Milani vendosi se, në rast se do ta transferonte Matetan, ai do të duhej t’i nënshtrohej një operacioni tjetër për të zgjidhur përfundimisht problemin, çka forcoi edhe më shumë dyshimet e klubit italian për realizimin e marrëveshjes.

Ky zhvillim përbën një goditje serioze për Matetan. Forma e tij e shkëlqyer me Crystal Palace sezonin e kaluar i siguroi ftesën e parë në kombëtaren e Francës, ndërsa ai ka bërë paraqitje pozitive sa herë është aktivizuar nga ‘Gjelat’, duke shënuar dy gola në tri ndeshje me përfaqësuesen.

Ky fillim premtues në arenën ndërkombëtare dukej se kishte rritur ndjeshëm shanset e tij për t’u përfshirë në skuadrën e Didier Deschamps për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë./Telegrafi/