Zbulohen renditjet e shteteve në gjysmëfinalet e 'Eurovision 2026' - Shqipëria performon e 13-ta në natën e dytë
Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes (running order) për dy gjysmëfinalet, që do të mbahen në Vjenë, Austri.
Sipas njoftimit, Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, Gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa Finalja e Madhe është planifikuar për 16 maj 2026.
Një nga risitë e këtij edicioni është se juritë profesionale rikthehen në gjysmëfinale, krahas televotimit të publikut – një praktikë që, sipas Eurovision, po rikthehet në këtë fazë të garës pas vitit 2022.
Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe shtetet e “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës. Këto vende kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve.
Sa i përket Shqipërisë, ajo është vendosur të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të.
Gjysmëfinalja 1 (12 maj) – renditja e paraqitjes
- Moldova: Satoshi – Viva, Moldova!
- Suedia: FELICIA – My System
- Kroacia: LELEK – Andromeda
- Greqia: Akylas – Ferto
- Portugalia: Bandidos do Cante – Rosa
- Gjeorgjia: Bzikebi – On Replay
— Italia: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì (Big 5) - Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
- Mali i Zi: Tamara Živković – Nova Zora
- Estonia: Vanilla Ninja – Too Epic To Be True
- Izraeli: Noam Bettan – Michelle
— Gjermania: Sarah Engels – Fire (Big 5) - Belgjika: ESSYLA – Dancing on the Ice
- Lituania: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
- San Marino: SENHIT – Superstar
- Polonia: ALICJA – Pray
- Serbia: LAVINA – Kraj Mene
Gjysmëfinalja 2 (14 maj) – renditja e paraqitjes
- Bullgaria: DARA – Bangaranga
- Azerbajxhani: JIVA – Just Go
- Rumania: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
- Luksemburgu: Eva Marija – Mother Nature
- Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS
— Franca: Monroe – Regarde ! (Big 5) - Armenia: SIMÓN – Paloma Rumba
- Zvicra: Veronica Fusaro – Alice
- Qiproja: Antigoni – JALLA
— Austria: COSMÓ – Tanzschein (vendi pritës) - Letonia: Atvara – Ēnā
- Danimarka: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
- Australia: Delta Goodrem – Eclipse
- Ukraina: LELÉKA – Ridnym
— Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei (Big 5) - Shqipëria: Alis – Nân
- Malta: AIDAN – Bella
- Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA. /Telegrafi/


