Zbulohen pagat e La Ligës në vitin 2026, dominojnë lojtarët e Real Madridit
Sezonin e ardhshëm, braziliani Vinicius Junior do të fitojë një pagë fikse më të lartë se Kylian Mbappe. Megjithatë, francezi mbetet lojtari më i paguar i Real Madridit, falë bonuseve të tij.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga gazetar L’Equipe, sulmuesi anësori i Real Madridit, Vinicius, dhe sulmuesi Mbappe janë bërë lojtarët më të paguar në La Liga, duke fituar secili nga 616,000 euro në javë apo 2.67 milionë euro në muaj.
Pesë lojtarët më të paguar përfshijnë gjithashtu mbrojtësin e Real Madridit, David Alaba, me 434,000 euro në javë, sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, me 399,000 euro dhe mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham, me 385,000 euro.
Les salaires de la Liga 2026 : Vinicius, un salaire équivalent et bientôt supérieur à celui de Mbappé ➡️ https://t.co/nrb6hmzbOIpic.twitter.com/ZEAAPTlaSC
— L'Équipe (@lequipe) April 2, 2026
Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, është aktualisht në të njëjtin nivel me Bellingham duke fituar 1,670,000 euro në muaj.
Vlen të përmendet se anësori 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, tani fiton 307,000 euro në javë duke qenë pas tyre në listën e përfituesve më të mëdhenj në La Liga. /Telegrafi/


