Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Real Madridi është afër të zbulojë se me kë mund të përballet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa play-off do të përfundojë këtë javë.
Los Blancos do të vendosen në vazon 2 dhe do të përballen me nga një ekip nga vazot 1, 3 dhe 4.
Ekipet nga vazo 1 përbëhen nga fituesit e titujve në ligat më të mira evropiane, ndërsa vazot 2 dhe 3 përbëhen nga ekipe pjesëmarrëse nga ligat e ndryshme të larta në Evropë, bazuar në koeficientin e tyre të UEFA-s.
Së fundi, skuadrat në vazon 4 janë kryesisht kualifikuese nga “play-off”-et, të sapoardhurit në Ligën e Kampionëve dhe skuadra me koeficient të ulët të UEFA-s.
Real Madridi nuk mund të luajë me një skuadër spanjolle apo me një ekip të tërhequr në vazon 2.
Ndryshe, Real Madridi mund të përballet me cilindo nga të rinjtë e lartpërmendur në fazën e grupeve. /Telegrafi/


