Please enter at least 3 characters.

Zaniolo dëshiron të qëndrojë te Roma për shumë vite

2020/04/NicoloZaniolo-2-e1586177761629.jpg
237:"FLORENCE, ITALY - DECEMBER 20: Nicolo' Zaniolo of AS Roma in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on December 20, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolo Zaniolo planifikon të qëndrojë te Roma për një kohë të gjatë dhe është zotuar të kthehet më i fortë se më parë nga lëndimi.

20-vjeçari ka qenë i mrekullueshëm për Giallorossët prej se u transferua nga Interi, ndërsa pohon se nuk e ka në plan të largohet në një të ardhme të afërt.

“Roma është gjithçka për mua, më ka dhënë emocione të pashkruara që nga debutimi im në Santiago Bernabeu. Më kanë bërë të festoj, të luaj në Olimpico dhe të ndihem i dashur nga tifozët”.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Prandaj, nuk shoh ndonjë arsye se pse duhet që kjo të ndryshojë dhe shpresoj të qëndroj për shumë vite”, ka deklaruar Zaniolo për Il Messaggero.

Mesfushori kreativ në janar iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike si pasojë e lëndimit dhe duke qenë se Kampionati Evropian është shtyrë, ai pritet ta përfaqësojë Italinë në vitin 2021. /Telegrafi/