Please enter at least 3 characters.

Zanetti: Mourinho mbetet trajner i shkëlqyer, ai do të kthehet shumë shpejt në maje

2018/12/JoseZaneti-2-e1545235517515.jpg
317:"MADRID, SPAIN - MAY 22: Head coach Jose Mourinho and Javier Zanetti of Inter Milan celebrate their team's victory at the end of the UEFA Champions League Final match between FC Bayern Muenchen and Inter Milan at the Estadio Santiago Bernabeu on May 22, 2010 in Madrid, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka folur në lidhje me shkarkimin e Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq të martën e shkëputën bashkëpunimin me strategun portugez për shkak të rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.

Jose Mourinho (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Gliver)

“Mourinho do të mbetet gjithmonë një trajner i shkëlqyer. Ai ka punuar mirë në Madrid dhe në Mançester, sepse ka fituar disa trofe, pastaj i pati disa vështirësi në menaxhimin e grupit".

"Të gjithë trajnerët kalojnë periudha të vështira, por duke e njohur atë, ai do të dëshirojë të kthehet në maje sa më shpejt që është e mundur"

"Më vjen keq, sepse nuk jemi mësuar ta shohim në atë gjendje", ka thënë Zanetti gjatë një prononcimi në Radio Deejay.

Jose Mourinho dhe Javier Zanetti (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Mourinho ka qenë trajner i Interit në periudhën 2008-2010, ndërsa asokohe argjentinasi ka luajtur nën urdhrat e tij.

Kulmin e suksesit me zikaltrit, portugezi e arriti në sezonin 2009/2010 kur e fitoi tripletën. /Telegrafi/