Please enter at least 3 characters.

Zanetti: Conte te Interi ishte mundësi e pabesueshme, ka shumë entuziazëm tani

2019/06/GettyImages-1145271104.jpg
171:"FLORENCE, ITALY - MAY 20: Gianni Rivera and Javier Zanetti during the FIGC Hall of Fame 2019 on May 20, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, e ka përshkruar emërimin e Antonio Conte si trajner të zikaltërve si një mundësi të pabesueshme për klubin.

Conte u zyrtarizua nga Interi javën e shkuar, ku nënshkroi një kontratë tre vjeçare.

“Ka shumë entuziazëm te Interi, ne jemi të vetëdijshëm që kemi një mundësi të jashtëzakonshme tani”.

Conte e Zanetti në një takim të hershëm

“Kam folur shumë me Antonion dhe mund të garantojmë se skuadra do të ringrihet. Presim që Interi të luajë rol kryesor”.

Interi tashmë i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin, që është i gatshëm të transferohet si një lojtar i lirë.

Javier Zanetti . (Photo by Bruna Prado / Getty Images)

Mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella dhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, mund të jenë dy blerjet e ardhshme, ndërsa ëndrra mbetet Romelu Lukaku. /Telegrafi/