Zaev thotë se nuk do të kandidojë për president të shtetit
Kryeministri Zoran Zaev edhe një herë ka deklaruar prerë se nuk do të kandidohet për president të shtetit. Zaev thotë se lë hapësirë që të dalin në sipërfaqe kandidatë të tjerë që do të zënë vendin e të parit të shtetit.
“Unë definitivisht nuk kandidohem për president, pra Zoran Zaev nuk kandidohet për president. Është mirë që të zgjidhen kandidatë tjerë, të komentohet nga ana e mediave, nga opinioni. Vërtetë në këtë mënyrë do të dalë në sipërfaqe, personi më i mirë që do të jetë presidenti jonë i ri”, tha Zaev.
Porcesi i zgjedhjes së presidentit, tha Zaev se do të zvillohet pas festave të fundvitit dhe pasi të kryhet procedura e ndryshimeve kushtetuese.
Ndëkaq, sa i përket asaj se a do të arrijnë të kenë cenzus, Zaev tha se nuk e mendon një opsion të këtillë, pasi janë të fokusuar tek ndryshimet kushtetuese, të cilat e kanë peshën më të madhe, për momentin për vendin tonë.


