Please enter at least 3 characters.

Ylli Limani do të performojë gjithashtu në festivalin “Sunny Hill”

2019/07/ylllimani_64790488_147600669674792_6460905483374333960_n-e1562163505237.jpg

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës "Sunny Hill", pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Deri më tani janë konfirmuar një numër i madh i yjeve ndërkombëtare, pa lënë anash edhe një pjesë të artistëve shqiptarë.

Së fundmi, një tjetër i konfirmuar që do të jetë prezent këtë vit në “Sunny Hill”, është edhe këngëtari Ylli Limani. Ka qenë faqja zyrtare e festivalit, ajo e cila ka prezantuar banerin që konfirmon pjesëmarrjen e këngëtarit shqiptar në këtë festival.

Ylli përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv me projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

"Harrom" mbetet projekti i fundit i publikuar nga këngëtari Limani, ndërsa po punon për projekte të reja. /Telegrafi/