Please enter at least 3 characters.

Ylli i Sherlock thotë se ka hequr dorë nga të qenit vegjetarian pas 38 vjetësh

2024/05/Martin-Freeman.jpg
190:"Martin Freeman poses at the 'The Operative' (Die Agentin) photocall during the 69th Berlinale International Film Festival Berlin at Grand Hyatt Hotel on February 10, 2019 in Berlin, Germany.

Martin Freeman ka zbuluar se ka hequr dorë nga të qenit vegjetarian pas 38 vjetësh, pasi produktet e zëvendësimit të mishit janë ‘shumë, shumë’ të përpunuara’.

Ylli i serisë Sherlock e pranoi se i është kthyer ngrënies së mishit, shkruan DailyMail.

Freeman, i cili ësht 52 vjeç ishte bërë fillimisht vegjetarian gjatë kohës sa ishte adoleshent, pasi siç thotë ai nuk ishte “kurrë rehat” me ngrënien e mishit të kafshëve.

Foto: Martin Freeman në serialin Sherlock

Sidoqoftë, ai pas kaq shumë vjetësh ka ndryshuar mendje, pasi po përpiqet të hajë më pak ushqime të përpunuara dhe të kënaqet me ato që ai pëlqen.

“Unë më nuk jam vegjetarian. Jam bërë në janar të vitit 1986”, deklaroi aktori i njohur gjatë një emisioni.

Freeman është një aktor tejet i famshëm i njohur për paraqitjen e tij në filmin The Hobbit: An Unexpected Journey e sidomos edhe në serialin Sherlock. /Telegrafi/

Foto: Martin Freeman në filmin The Hobbit