Ylli i PSG-së mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich
Tani është e konfirmuar, ku në fitoren 5-4 të PSG-së ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Achraf Hakimi u dëmtua pak para fundit të takimit dhe do ta humbasë ndeshjen e kthimit të mërkurën në Munih.
Sipas raportimeve të mediave franceze, 27-vjeçari maroken ka pësuar dëmtim në kofshë. Episodi ndodhi në minutën e 89-të, kur Hakimi, pas një vraim, por u rrëzua papritur.
Pak çaste më herët ai e kishte shtrirë fort këmbën e djathtë për t’ia marrë topin futbollistit të Bayern Munich, Konrad Laimer.
Menjëherë më pas, mbrojtësi i krahut kapi pjesën e pasme të kofshës dhe mbeti i shtrirë, ndërsa stafi mjekësor i PSG-së reagoi menjëherë.
Fillimisht u mendua se mund të ishin ngërçe, por pamjet televizive ngritën shpejt dyshime, pasi gjithçka dukej më shumë si një tërheqje në muskujt e pasmë të kofshës, një dëmtim më serioz që aktivizoi “alarmet” te klubi parisien.
Hakimi got killed to a hamstring 👀👀😭😭 pic.twitter.com/nPb3AsnnJ5
— Shalashaska🇿🇦 (@Hoerang26) April 29, 2026
Situata u bë edhe më e vështirë sepse trajneri Luis Enrique në atë moment i kishte shfrytëzuar tashmë të tre zëvendësimet. Kështu, Hakimi u detyrua të vazhdojë lojën pavarësisht problemeve të dukshme. /Telegrafi/


