Ylli i “Breaking Bad” fejohet me të dashurën e tij Kennedy Suarez
RJ Mitte, aktori i njohur për rolin e Walter ‘Flynn’ White Jr. në serialin “Breaking Bad”, është fejuar me të dashurën e tij prej vitesh, Kennedy Suarez.
Aktori 33-vjeçar i propozoi Kennedy-t në ditën e ditëlindjes së saj të 30-të, gjatë një eventi bamirës në Kaliforni.
“Jam i emocionuar që kam gjetur partneren time në jetë”, tha Mitte për People. “Kennedy është gjithçka për mua dhe mezi pres të fillojmë zyrtarisht jetën tonë së bashku”, shkruan DailyMail.
Mitte, i cili jeton me paralizë cerebrale, propozoi gjatë edicionit të 56-të të Dia del Sol, një ngjarje që mbështet organizatën UCP në San Diego, ku ai është ambasador.
Kennedy është gjithashtu e përfshirë në kauza sociale dhe pas fejesës shkroi: “Kam burrin e ëndrrave të mia në krah”.
Çifti jeton në Brownsville, Teksas, dhe së bashku marrin pjesë në aktivitete humanitare. Mitte është president i fondacionit bamirës të familjes së tij me seli në Austin.
Filmi i tij i fundit, “Westhampton”, pati premierën në Festivalin e Filmit Tribeca, ndërsa projekti i radhës, “Love Me Dead”, e sjell në ekran me Dove Cameron. /Telegrafi/


