Ylli i “American Pie”, Shannon Elizabeth fiton mbi 1 milion dollarë në vetëm nëntë ditë në OnlyFans
Ylli i “American Pie”, Shannon Elizabeth, 52 vjeçe, ka zbuluar se po siguron të ardhura më të mëdha se më parë, jo përmes aktrimit, por nga platforma OnlyFans.
Aktorja iu bashkua platformës në prill dhe, sipas deklaratave të saj për Variety, fitoi më shumë se 1 milion dollarë (afërsisht 865 mijë euro) vetëm në nëntë ditët e para.
Elizabeth ka treguar gjithashtu se të ardhurat nga OnlyFans tashmë kanë tejkaluar paratë që ka fituar nga disa prej filmave të saj më të njohur, përfshirë “American Pie”, “Love Actually”, “Scary Movie” dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”.
Para se të rikthehej në qendër të vëmendjes përmes platformës, Elizabeth kishte punuar shumë më pak në aktrim dhe kishte jetuar kryesisht me kursimet e saj.
Ajo kishte kaluar një pjesë të viteve të fundit në Afrikën e Jugut, ku ishte përqendruar në mbrojtjen e kafshëve të egra.
Elizabeth ka sqaruar se aktualisht nuk publikon përmbajtje nudo apo seksuale eksplicite në profilin e saj, por ka pranuar se ende po përcakton kufijtë e saj në platformë.
Ajo thotë se të ardhurat e reja i kanë dhënë më shumë liri për të zgjedhur projektet që dëshiron të realizojë. /Telegrafi/


