Please enter at least 3 characters.

Yjet që shokuan botën me zhveshjet në vitin 2014 (Foto)

2016/01/yjet-q-euml-shokuan-bot-euml-n-me-zhveshjet-n-euml-vitin-2014-foto_hd.jpg

Andaj, Telegrafi ka përmbledhur një listë të veshjeve skandaloze të yjeve që shokuan botën në vitin që po lëmë pas.

Në këtë listë janë pothuajse të gjithë emrat më të njohur, që me veshjet e tyre, arritën të zënë vëmendje, sidomos të kritikëve që s’patën fjalë të mira për ta.

Rihanna

Rihanna me veshjen transparente ngriti një valë të reagimeve, pasi tregoi detaje të gjoksit dhe të gjithë trupit të saj. Veshja e saj ishte me gurë Swarowski, në daljen e Fashion Designers of America.

Bleona Qereti

Vend të “rëndësishëm” në këtë listë ka edhe Bleona Qereti. Ajo me veshjen e saj arriti të shokonte gjithë botën e shoubizit botëror. Sigurisht, Bleona e arriti qëllimin e vet pasi u intervistua nga disa prej mediave më të rëndësishme botërore.

Për Telegrafin ajo e ka justifikuar veshjen, duke thënë: “Kam dhënë intervista për mediat më të rëndësishme botërore pas paraqitjes time në AMA. Vendi duhet të ndihet krenar me mua. Jam një artiste që thjesht ka bartur një fustan Haute Couture i bërë 6 orë në trupin tim pa lëvizur. Kam tetë albume dhe askush s’e justifikon faktin që jam një artiste me merita”.

Nicki Minaj

Kostumi i Nicki Minaj arriti që të zë vend, po ashtu, të madh në mediat botërore për të njëjtat arsye – ishte tmerrësisht i zhveshur.

Kim Kardashian

Si zakonisht në këtë listë nuk mungon Kim Kardashian. Së pari shokoi me një porno video, më pas edhe me paraqitje tjera kontroverse, kurse vitin 2014 e mbyll me një fotosesion top nudo ku ka shfaqur prapanicën dhe gjinjtë, që janë “më t’mdhajat n’ven” pa asnjë dyshim.

Revista Paper sigurisht se ka fituar shumë nga Kim, e cila po ashtu nuk doli pa fituar nga ky fotosesion që e bllokoi internetin dhe shokoi botën.

Amber Rose

Modelja Amber Rose i bëri meshkujt të ndihen ndryshe pasi u shfaq në tapetin e kuq të MTV VMA.

Ehh, tani meshkujt mund t’ia gjuajnë “grepin”. Ajo jo shumë kohë pas kësaj paraqitje, u divorcua nga Wiz Khalifa.

Cila prej emrave më lart u vesh më keq? Si e vlerësoni deklaratën e Bleonës se veshja e saj nuk ishte skandaloze? Shprehuni në hapësirën për komente... /Telegrafi/