Yevgeny Prigozhin është kthyer në rebel. Por, kush është ai?
Yevgeny Prigozhin është themeluesi dhe shefi i grupit mercenar rus, Wagner.
Zakonisht ishte një figurë që ka operuar në hije, Prigozhin doli në qendër të vëmendjes pas pushtimit rus të Ukrainës, ku me trupat që drejton ka luajtur një rol kyç në luftime.
Ai u rrit në një lagje shumë problematike të qytetit rus, Shën Petersburgut, ku ka lindur edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë
Prigozhin e njeh shumë mirë liderin rus që nga vitet 1990. Ai u bë shumë i pasur në saje të kontratave fitimprurëse për furnizimin me ushqim të Kremlinit, ku fitoi edhe nofkën "kuzhinieri i Putinit".
Transformimi i tij në një komandant brutal lufte erdhi pas lëvizjeve separatiste të vitit 2014, ku Rusia pushtoi Krimenë.
Prigozhin themeloi Wagnerin si një grup mercenarësh që luftoi në lindje të Ukrainës, por edhe për kauza të tjera të Rusisë si në vendet afrikane.
CNN ka gjurmuar mercenarët e Wagnerit në Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan, Libi, Mozambik, Ukrainë dhe Siri. Gjatë viteve ata kanë zhvilluar një reputacion veçanërisht të tmerrshëm dhe janë lidhur me abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut.
U desh pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 që Prigozhin dhe forcat që drejton të dilnin në qendër të skenës. Wagner mori veçanërisht përgjegjësinë në Ukrainën lindore dhe forcat Wagner u përfshinë shumë në pushtimin e Soledarit, disa kilometra në verilindje të Bakhmutit dhe zonave përreth qytetit.
Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë
Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë një kritik i hapur i liderëve ushtarakë të Rusisë.
Në muajin maj, ai njoftoi se trupat e tij do të tërhiqeshin nga qyteti lindor i Bakhmutit, pasi u ankua për më shumë se një muaj se nuk po merr mbështetjen e nevojshme nga Kremlini në luftën rraskapitëse për qytetin lindor.
Tani, Prigozhin ka nisur një rebelim të gjithanshëm kundër Kremlinit dhe synon të shkojë në kryeqytetin rus, Moskë. /Telegrafi/


