Please enter at least 3 characters.

Yakin flet para përballjes me Kosovën: Çdo gjë mund të ndodh në futboll

Murat Yakin
Murat Yakin

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka folur në konferencë për shtyp para përballjes Kosovë - Zvicër.

Dardanët presin helvetikët të martën me fillim nga ora 20:45 në Fadil Vokrri, teksa Yakin ka folur në konferencë.

Ai fillimisht ka deklaruar se nuk ka asgjë të sigurt në futboll, teksa Kosova mund t'ia marrë Zvicrës vendin e parë vetëm nëse fiton 6-0.

“Çdo gjë është e mundur në futboll. Është në dorën tonë të vendosim. Dua që ekipi të jetë i fokusuar, dua të luajmë lojën tonë. Nuk po mendojmë për skenarët më të këqija. Ekipi ka mjaftueshëm kualitet. Duhet të luajmë lojën tonë dhe më pas jam i bindur se do të kemi rezultat të mirë”, tha Yakin.

2023/08/Yakin-1.pngtelegrafi.com

Tutje trajneri zviceran thotë se të dyja ekipet kombëtare kishin një kampanjë të shkëlqyer.

“Mund të spekulohet shumë paraprakisht. Por duhet të shfaqesh në fushë. Të dy ekipet kishin kampanjë të shkëlqyer. Nesër nuk do të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur".

"Natyrisht, kundërshtari do të provojë çdo gjë, por mendoj se jemi mjaftueshëm solid. Ne e kemi merituar këtë pozitë, ekipi im di vetëm një drejtim”, ka thënë Yakin. /Telegrafi/