Please enter at least 3 characters.

Xi Jinping më në fund ia uron fitoren Joe Bidenit

2020/11/https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_110819085112-u-s-vice-president-joe-biden-and-chinese-vice-president-xi-jinping-story-top.jpg

Presidenti kinez, Xi Jinping uroi sot presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joseph Biden për fitoren në zgjedhjet e fundit.

Në mesazhin e tij urues, Xi shprehu shpresën se të dy vendet do të jenë në gjendje të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi agjencia Xinhua.

Gjithashtu sot, nënkryetari kinez Wang Kishan përgëzoi Kamali Harrisin, nënpresidenten e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, raporton cnn.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajtën më 3 nëntor.

Ndryshe, shumë liderë botërorë e kanë uruar demokratin pavarësisht se nuk janë certifikuar rezultatet përfundimtare. /Telegrafi/