Please enter at least 3 characters.

Xhiroja e katërt e Superligës mbyllet sot me dy ndeshje interesante

Xhiroja e katërt e Albi Mall Superligës së Kosovës përmbyllet sot me dy përballje interesante, të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet në fushë.

Në programin e ditës janë dy ndeshje që zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të përballet me Gjilanin, në një duel ku të dyja skuadrat do të synojnë rezultat pozitiv dhe pikë të rëndësishme në vazhdim të kampionatit.

Në të njëjtën kohë, në Suharekë, Ballkani do të presë Feronikelin ’74, në një tjetër përballje që pritet të jetë interesante.

Kështu, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë ditëve të premte dhe të shtunë, xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy takimet e fundit. /Telegrafi/