Please enter at least 3 characters.

Xhiro e fundit në sezonin vjeshtor në BKT Superligë, ndeshje interesante në Lipjan e Gjilan

2021/12/246504696_10160167706983538_8415401648673694881_n.jpg
13:"Shpend Ahmeti

Java e 18 në BKT Superligë, apo e fundit për stinorin vjeshtor nis sot me tri ndeshje që janë në program.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Lipjan, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.

Dy skuadrat rajonale kanë mbetur mbrapa treshes së parë dhe duan fitore në mënyrë që të qëndrojnë në garë për titullin e kampionit.

Ky takim pritet të jetë shumë interesant edhe për faktin se rivaliteti mes dy klubeve është shumë i madh.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ulpianës.

Gjilanasit pas dy fitoreve radhazi duan edhe të tretën që të dimërojnë më të qetë, derisa lipjanasit synojnë t'i befasojnë përsëri si në ndeshjen e parë kur i ndalën në barazim.

Takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Drenas, ku mes vete takohen skuadrat rajonale Feronikeli e Drenica.

Dy ekipet po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve dhe duan fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor. /Telegrafi/BKT Superliga e Kosovës - Xhiro e 18-tëE shtunë

13:00 Llapi - Prishtina
13:00 Drita - Ulpiana
13:00 Feronikeli - Drenica

E diel

13:00 Malisheva - Dukagjini
13:30 Ballkani - Gjilani