Please enter at least 3 characters.

Xherdan Shaqiri kalon Zvicrën në epërsi me një gol të bukur

2021/03/ExlrjMJXEAw4wjs.jpg

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Lituanisë në ndeshjen që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

Helvetikët e filluan mjaftë mirë takimin, duke shënuar pas vetëm dy minutash lojë.

Ishte Xherdan Shaqiri ai që shënoi për 1-0, duke i dhënë Përfaqësueses së Zvicrës epërsinë e hershme.

Brel Embolo bëri gjërat më të thjeshta për lojtarin shqiptar me pasaportë zvicerane, për të shënuar për 1-0. /Telegrafi/