Please enter at least 3 characters.

Xherdan Shaqiri i lumtur me rikthimin dhe fitoren

2019/12/Shaqiri-vs-Everton.jpg
283:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 04: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Liverpool FC and Everton FC at Anfield on December 04, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se ndihet i lumtur me rikthimin në fushë dhe fitoren e Liverpoolit ndaj Evertonit.

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-2 në derbin lokal ndaj Evertonit të vlefshëm për javën e 15-të në Ligën Premier.

Njëri nga meritorët e kësaj fitore të Reds padyshim se ishte ylli shqiptar, Shaqiri, i cili pati një paraqitje të mirë dhe shënojë njërin gol.

Shaqiri u rikthye në fushat e blerta pas më shumë se një muaji dhe ky rikthim me gol dhe fitore e ka bërë të lumtur gjilanasin.

Është vetë Shaqiri që e ka treguar këtë me anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.

"Liverpooli qëndron i Kuq sonte Kuq!. Ju lumtë djema. I lumtur që jam kthyer në fushë!", ka shkruar Shaqiri në profilin e tij.

Ndryse, ky ishte vetëm goli i parë këtë sezon në Ligën Premier për Shaqirin, nga tri ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/