Xheneta Fetahu sfidon të ftohtin, shfaqet me bikini mes borës
Xheneta Fetahu, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të mbetet shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe paraqitje që nuk kalojnë pa u vënë re.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, në të cilat shihet e veshur me bikini, teksa pozon në mes të borës.
Paraqitja e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen, pasi Xheneta ka zgjedhur të sfidojë temperaturat e ulëta me këtë set fotografik të pazakontë.
Me vetëbesim dhe stil, ajo shfaqet e relaksuar pavarësisht të ftohtit, duke dëshmuar edhe një herë guximin dhe dëshirën për të eksperimentuar me paraqitjet e saj.
Fotografitë janë pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar mbi guximin dhe format trupore të saj.
Xheneta vazhdon kështu të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjet, duke ditur si të tërheqë vëmendje me çdo postim të ri. /Telegrafi/


