Xhaka dëshiron të bëhet pjesë e historisë së Arsenalit: Duam triumfin në Ligën e Evropës
306:"VALENCIA, SPAIN - MAY 09: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the UEFA Europa League Semi Final Second Leg match between Valencia and Arsenal at Estadio Mestalla on May 09, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
Xhaka duke festuar një gol të Arsenalit ndaj Valencias (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
12/05/2019
Granit Xhaka është i vendosur që ta mbyllë këtë kapitull dhe ta shkruajë emrin e tij në historinë e pasur të klubit londinez më vonë gjatë këtij muaji.
Arsenali është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës dhe do të përballet me Chelsean në Baku më 29 maj.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhaka dëshiron triumfin në finale ndaj rivalëve të urryer të lokal.
"Është një kohë e gjatë, 25 vjet. Tani që jemi në finale ne e duam trofeun për klubin, për tifozët dhe për lojtarët tanë gjithashtu".
"Çdo pjesë e historisë është e këndshme".
"Nëse mund të jeni në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm, është diçka që të bën krenar. Por, së paru ju duhet të fitoni", ka deklaruar Xhaka.


