Please enter at least 3 characters.

Xavi: Nuk e shoh Neymarin të rikthyer te Barcelona   

2018/11/Xavi-Neymar.jpg
265:"VILLARREAL, SPAIN - AUGUST 31: Neymar Jr (R) and Xavi of Barcelona sit on the bench prior to the La Liga match between Villarreal CF and FC Barcelona at El Madrigal stadium on August 31, 2014 in Villarreal, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka thënë se nuk e sheh sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar, të rikthehet në Camp Nou.

Është sugjeruar gjatë javëve të fundit që Neymar do të ri-nënshkruajë për Barcelonën verën e ardhshme.

Por, kështu nuk mendon edhe mesfushori shumëvjeçar i Barcelonës, Xavi, i cili ka thënë se nuk e sheh Neymarin të rikthyer në Camp Nou.

"Pfft, nuk e shoh, nuk e shoh, nuk e shoh, mendoj se nuk do të funksionojë mirë, nuk e shoh në asnjë mënyrë", ka thënë fillimisht Xavi për mediat spanjolle.

Xavi dhe Neymar Jr (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

"Kam lexuar shumë shtyp sepse unë jam i përditësuar me gjithçka në futboll, por shoh zero shanse që Neymar mund të kthehet në Barcelonë".

"Por, por, ai më duket mua një futbollist 'bombë'".

"Nëse ai vendos energjinë, maturinë dhe punon, ai do të jetë i afërt me Messin dhe Ronaldon".

"Ai është i kualifikuar për të qenë vendimtar, por kjo varet nga ai", përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/