Xavi i reagon Ter Stegenit për situatën që ka krijuar te Barcelona
Ish- trajneri i Barcelonës dhe legjenda e mesfushës, Xavi, i është përgjigjur deklaratës së gjatë të Ter Stegen pasi portierit iu hoq shiriti i kapitenit.
“Këto muajt e fundit kanë qenë veçanërisht të vështirë për mua, si fizikisht ashtu edhe personalisht”, ka shkruar Ter Stegen.
"Si çdo lojtar, pas një dëmtimi, përparësia ime e vetme ka qenë gjithmonë të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, i motivuar vetëm nga dëshira për të ndihmuar ekipin dhe për të bërë atë që dua më shumë: të garoj".
"Në javët e fundit, janë thënë shumë gjëra për mua - disa prej tyre krejtësisht të pabaza. Prandaj, mendoj se është e nevojshme të shpreh versionin tim të ngjarjeve me respekt, por qartë.
"Vendimi për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor pas konsultimit me profesionistët mjekësorë dhe u miratua plotësisht nga Klubi, dhe gjithmonë me qëllimin për t'i dhënë përparësi shëndetit tim dhe karrierës sime sportive afatgjatë, të cilat sigurisht janë plotësisht në përputhje me ato të FCB-së për të qenë i disponueshëm në fushë sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar të fitoj trofe", shtoi portieri gjerman.
Xavit i pëlqeu deklarata e Ter Stegen në Instagram dhe komentoi, "Gjithmonë shembullor".
Komenti i Xavit tregon se ai mbështet gjithçka që tha portieri në atë deklaratë.
Ndoshta Xavi madje mban anën e Ter Stegen, pasi u shkarkua nga Barcelona një vit më parë. /Telegrafi/


