Please enter at least 3 characters.

Will Ferrell theu tavolinën në emisionin e popullarizuar dhe i bleu mbetjet

2023/05/ferrell.jpg

Aktori hollivudian, Will Ferrell, theu tavolinën e prezantuesit të famshëm, James Corden, në transmetimin e tij të fundit të ‘The Late Late Show’.

Në programin e fundit të emisionit të famshëm, krahas komikut të famshëm, ishte i ftuar edhe këngëtari dhe aktori Harry Styles.

Edhe pse gjatë pjesëmarrjes së tyre ofruan histori interesante për ngjarjet aktuale në jetën e tyre, Ferrell padyshim që la gjurmë me detyrën që pasoi.

Gjegjësisht, aktori solli një çekiç në emision për ta thyer tavolinën e prezantuesit. Ndërsa po e thyente atë, Corden dhe Styles e përcillnin në atë që po bënte. Kur mbaroi më në fund, tavolina ishte e papërdorshme dhe e copëtuar.

Arsyeja pse e bënë këtë është se ishte episodi i fundit i ‘The Late Late Show’, pasi drejtuesi vendosi t’i përkushtohej familjes pas tetë vitesh karrierë.

Corden ka thënë se dëshiron t’i përkushtohet më shumë gruas dhe fëmijëve, sepse ka punuar shumë në dekadën e fundit. /Telegrafi/