Please enter at least 3 characters.

Wilder – Stiverne, fitimet e ‘Bombarduesit të Bronztë’ nga meçi për mbrojtjen e titullit në WBC

2017/11/DN1V86qW4AEVwMF.jpg

Deontay Wilder do të mbrojë titullin e kampionit në WBC për pesha të rënda ndaj Bermane Stiverne.

Pasi Wilder është lideri dhe kampioni aktual fitmet më të mëdha të këtij takimi do t’i shkojnë atij.

32-vjeçari prite të fitojë 1.2 milionë euro nga kjo përballje, kurse kundërshtari i tij besohet me pak se gjysmën.

Kjo pasi ‘Bombarduesi i Bronztë’ ka mbrojtur titullin deri më tani pesë herë, kurse Stiverne nuk ka luftuar që 721 ditë.

Në duelin e fundit Wilder ka fituar 711 mijë euro, kjo në fitoren me nokaut teknik në raundin e pestë ndaj Gerald Washington.

Por, në rast të fitores së tij, atëherë atij do t’i hapej rruga për një duel me Anthony Joshuan, dhe fitimet aty do të ishin shumë më të mëdha. /Telegrafi/