Whiteley promovon të brendshmet e dizajnuara vetë (Foto)
04/03/2015
Ajo sapo është shpallur Modelja e Vitit dhe duket se do të vazhdojë të jetë e tilla edhe gjatë vitit që po vijon.
Rosie Huntington-Whiteley ka dëshmuar se pse e ka këtë epitet, gjatë serisë së re të fotografive me të brendshme.
Modelja ka dizajnuar vetë disa nga të brendshmet e koleksionit “Autograph Summer”, transmeton Telegrafi.
Dizajnet e saj paraqesin një kombinim të pjesëve dhe detajeve të ndryshme që i bëjnë veshjet e brendshme edhe më seksi.
Rosie, 27-vjeçare, duket se është inspiruar shumë edhe nga stili oriental. /Telegrafi/


