Please enter at least 3 characters.

WhatsApp ka 400 milionë përdorues aktiv

2016/01/whatsapp-ka-400-milion-euml-p-euml-rdorues-aktiv_hd.jpg

WhatsApp ka thwnw se aplikacioni i saj ka arritur në 400 milionë përdorues aktiv, ndërsa drejtori i kompanisë i ka kritikuar shërbimet rivale të cilat i publikojnë numrat e përdoruesve, pa i dhënë numrat e përdoruesve aktiv të shërbimit.

"Ne duam ta ngrisim debatin rreth përdoruesve aktiv të secilit shërbim, e jo përdoruesve të regjistruar," tha drejtori i WhatsApp, Jan Koum. "Ne jemi pak të mërzitur dhe të frustruar për njerëzit dhe kompanitë të cilat flasin për përdoruesit e regjistruar".

Kompania gjithashtu ka thënë se përdoruesit e saj dërgojnë rreth 16 miliardë mesazhe për çdo ditë, ndërsa përdoruesit e saj pranojnë rreth 32 miliardë mesazhe në ditë. / Telegrafi /