West Hami vihet pas Albian Ajetit, vjen oferta e parë
05/08/2019
Sulmuesi Albain Ajeti ka munguar në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Thun, për shkak të një dëmtimi.
Por Ajeti është pranë transferimit në Ligën Premier.
Sipas gazetës zvicerane Blick, londinezët e West Ham kanë shfaqur interes për qendërsulmuesin dhe thuhet të ketë gati 8 milionë euro për të.
Një ofertë e parezistueshme për klubin zviceran edhe pse presidenti i klubit kishte thënë dëshiron ta ruan këtë skuadër aktuale.
West Ham duhet të veprojë shpejtë pasi për më pak se një javë mbyllet afati kalimtar në Angli. /Telegrafi/


