Please enter at least 3 characters.

Wenger: Sanchez, një djalosh hiperaktiv

2016/01/wenger-sanchez-nj-euml-djalosh-hiperaktiv_hd.jpg

Alexis u inkuadrua vonë në disfatën e të dielës nga West Ham United, me Arsenalin që pësoi 2-0 në këtë ndeshje të parë të sezonit.

“Jam ca i shqetësuar. Por në anën tjetër, e kam ditur se që nga momenti kur ai ishte këtu, do të jetë vështirë ta ndalosh. I kam dhënë atij një pushim mjaft të gjatë. Ai ka pasur katër javë jashtë fushe, që është e arsyeshme”.

“Ai u rikthye mjaft në formë. Ai është stërvitur për dy javë para se të kthehet. Andaj ai nuk ka filluar nga zero. Ju mund të mendoni se ai ka krijuar një plazh në shtëpi dhe vrapon rreth saj në dhomën e ditës”.

“Ai është një djalosh hiperaktiv. Ai ka nevojë për këtë [hiperaktivitet] për të qenë i lumtur. Ai punon jashtëzakonisht fuqishëm në çdo seancë stërvitore, për të treguar se është i gatshëm. Ai është ambicioz. Ai është fitues. Ai dëshiron të fitojë më shumë”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/