Wenger: Nuk më intereson Benzema
07/08/2015
Klubi londinez është i lidhur me transferimin e francezit për 46 milionë funte, por Wenger ka thënë se këtë spekulime e filluan mediet.
“Është spekulim i medieve”, ka thënë Wenger në konferencën për shtyp, transmeton Koha.net.
“Mediat folën për këtë transferim, unë asnjëherë nuk e kam përmendur Karim Benzeman. Me rikthimin e Sanchezit dhe Welbeckut ne e ndjejmë se kemi sulmin e duhur”, ka shtuar francezi.


