Please enter at least 3 characters.

Wenger: Guardiola nuk është shumë special  

2018/02/Wenger-Guardiola.jpg
981:"FILE PHOTO (EDITORS NOTE: GRADIENT ADDED - COMPOSITE OF TWO IMAGES - Image numbers (L) 72336772 and 642590956) In this composite image a comparision has been made between Arsene Wenger, Manager of Arsenal and Josep Guardiola, Manager of Manchester City. Arsenal and Manchester City meet in a Premier League match on April 2, 2017 at the Emirates Stadium in London. ***LEFT IMAGE*** LONDON - NOVEMBER 01: Arsene Wenger the Arsenal Manager shouts instructions from the touchline during the UEFA Champions League Group G match between Arsenal and CSKA Moscow at The Emirates Stadium on November 1, 2006 in London, England. (Photo by Phil Cole/Getty Images) ***RIGHT IMAGE*** HUDDERSFIELD, ENGLAND - FEBRUARY 18: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gives his team instructions during The Emirates FA Cup Fifth Round match between Huddersfield Town and Manchester City at John Smith's Stadium on February 18, 2017 in Huddersfield, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka thënë fjalët më të mira për homologun e tij nga Manchester City, Pep Guardiolan.

Arsenali do të ballafaqohet me Manchester Cityn të dielën nga ora 17:30 në finalen e Carabao Cup, e cila zhvillohet në stadiumin Wembley.

Shumë media, por edhe njohës të futbollit e shohin Cityn si favoritë shkaku i skuadrës së fortë, por Arsenali nuk do të dorëzohet lehtë.

Kjo ndeshje është edhe përballje mes trajnerëve Wenger dhe Guardiola, por trajneri francez ka minimizuar punën e spanjollit, duke thënë se tani më shumë kanë rëndësi futbollistët sesa menaxherët.

Wenger duke u përshëndetur me Guardiolan në përballjen e fundit (Getty Images)

"Jo. Sepse shikoni në Barcelonë, ata janë ende ekipi më i mirë në Evropë", ka thënë fillimisht Wenger kur u pyet se a e ka ndryshuar Guardiola futbollin.

"Ju duhet të pranoni se loja moderne ka ndryshuar, me rekrutimin e lojtarëve më të mirë nga një numër i vogël klubesh".

"Si menaxherë, ndoshta mund ta japim filozofinë tonë në ekipet tona".

"Por, kjo lojë tani i përket lojtarëve, rëndësia e tyre është bërë më e madhe se kurrë më parë", përfundoi francezi. /Telegrafi/