Please enter at least 3 characters.

Wanda Sykes: Will Smith më telefonoi për të më kërkuar falje për skandalin në Oscars 2022

Foto: Getty Images

Wanda Sykes, një nga prezantueset e ndarjes së çmimeve "Oscar" në vitin 2022, zbuloi së fundmi detaje të reja rreth incidentit famëkeq kur Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock në skenë.

Në një intervistë, komediania pranoi se incidenti hodhi një hije mbi të gjithë mbrëmjen dhe se Smith përfundimisht e telefonoi për t'i kërkuar falje.

Kujtojmë se 61-vjeçarja ishte prezantuese e ceremonisë së bashku me Amy Schumer dhe Regina Hall.

Foto: Getty Images

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Smith doli në skenë dhe e goditi me grusht Chris Rock pasi ai bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith.Sykes zbuloi se Smith, 57 vjeç, më në fund e telefonoi për të kërkuar falje, por biseda nuk ndodhi kurrë.

"Ai telefonoi. Kisha COVID ose një ftohje të keqe", kujtoi ajo. "Thjesht i dërgova një mesazh, 'Hej, e mora mesazhin tënd. Faleminderit. Nuk mund të flas'. Por ai telefonoi".Interesante është që Sykes, menjëherë pas incidentit në mars të vitit 2022, deklaroi në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” se ende nuk kishte dëgjuar nga Smith, por se 60-vjeçari Chris Rock i kishte kërkuar falje në festën pas ndarjes së çmimeve "Oscar".

Vetë Smith e përmendi incidentin në fillim të këtij viti në një këngë rap-i 'freestyle'. /Telegrafi/

Foto: Getty Images