Please enter at least 3 characters.

Wanda Nara: Icardi do të jetë lojtar i Interit edhe në sezonin e ardhshëm

2019/04/Icardi-Wanda.jpg
288:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 21: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale and his wife Wanda Nara attend the UEFA Europa League Round of 32 Second Leg match between FC Internazionale and SK Rapid Wien at San Siro on February 21, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka pohuar se sulmuesi argjentinas do të mbetet lojtar i Interit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sezoni i Interit është dëmtuar nga çështjet jashtë fushe mes klubit, Icardit dhe Wandas, por sulmuesi është rikthyer pas rreth dy muajve me ekipin edhe pas humbjes së shiritit të kapitenit.

Dashuria e yllit argjentinas për Nerazzurrët është e madhe dhe përkundër shumë spekulimeve për një largim, Wanda ka thënë se Icardi do të mbetet edhe në sezonin e ri lojtar i Interit.

"Ne do të vazhdojmë të jemi këtu edhe në sezonin e ardhshëm", ka thënë fillimisht Wanda për Verissimo.

Icardi u rikthye me gol te Interi (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

"Mauro po vazhdon të shënoj dhe tani është më i qetë".

"Ai i përqafon të gjithë, sepse gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me të gjithë bashkëlojtarët", përfundoi gruaja e argjentinasit. /Telegrafi/