Vushtrria kërkon ndihmë
Për këtë qëllim sekretari i përgjithshëm i Federatës së hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci bashkë me drejtues të klubit KH Vushtrria janë takuar me drejteus të Komunës së Vushtrrisë me qëllim që të sigurojnë mbështetje.
Në takim me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku, Gjinovci sot e ka informuar atë lidhur me aktivitet e FHK-së për zhvillimin e garave ndërkombëtare, derisa sa ka kërkuar nga Komuna që ta mështesë sfidën e KH Vushtrria në garat evropiane të EHF-it.
Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku, tha se sikur edhe në rastet tjera do të ta mbështesin klubin vushtrrias.Do të bëjmë përpjekje që sa do pak t’i ndihmojmë këtyre djelmoshave të suksesshëm, por natyrisht presim përkrahje edhe nga bizneset e ndryshme, të cilat shumë herë në këto raste ka treguar vullnet të mirë, ka deklaruar Mulaku në takim me sekretarin e FHK-se, Gjinofci.
Ndryshe në pamundësi financiare, në marrveshje me klubin gjeorgjian Samterdia, KH Vushtrria është pajtuar që të dy takimet ti zhvilloj në Vushtrri me 17 dhe 18 tetor. /Veriu.info/


