Please enter at least 3 characters.

Vushtrria Code Fest 2026

Vushtrria Code Fest rikthehet si një nga ngjarjet më të mëdha të inovacionit dhe teknologjisë për të rinjtë në Kosovë. Festivali organizohet me qëllim të promovimit të kreativitetit, inovacionit dhe aftësive teknologjike të nxënësve, duke u ofruar atyre një platformë për prezantimin e projekteve dhe ideve të tyre.

Përgjatë dy ditëve, Vushtrria do të bëhet pikëtakim i nxënësve, mentorëve, profesionistëve dhe vizitorëve që duan të njohin nga afër projektet më kreative dhe inovative të zhvilluara nga gjeneratat e reja. Ngjarja synon të nxisë bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe zhvillimin e ideve të reja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Detajet

Data: 23–24 qershor 2026

Vendndodhja:

  • 23 qershor – Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri
  • 24 qershor – Sheshi i Qytetit “Adem Jashari”, Vushtrri

Koha: 10:00 - 21:00

Programi?

Programi i Vushtrria Code Fest përfshin:

  • Hapjen zyrtare të festivalit
  • Panairin e projekteve inovative
  • Prezantimin e më shumë se 60 projekteve kreative dhe teknologjike
  • Takime dhe rrjetëzim mes pjesëmarrësve dhe mysafirëve
  • Gala Mbrëmjen
  • Ceremoninë e shpalljes së fituesve

Festivali sjell në një vend idetë, projektet dhe zgjidhjet inovative të nxënësve, duke promovuar talentin dhe kreativitetin e tyre.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të vizituar nga afër mbi 60 projekte inovative
  • Për të njohur talentet e reja dhe idetë kreative të nxënësve
  • Për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi për të ardhmen
  • Për të qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha në Vushtrri
  • Për të ndjekur zhvillimet dhe trendet e reja në inovacion dhe teknologji

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në festival është falas.

Kontakt:

Webfaqe:
https://innovationacademy-ks.com/

Instagram:
https://www.instagram.com/innovationacademy_official/

Facebook:
https://www.facebook.com/akademiainovative

true