Please enter at least 3 characters.

Vuçiq po hap portal

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar hapjen e një portali interneti ku qytetarët do të mund të ankohen për sjelljen e pahijshme të zyrtarëve shtetërorë.

Portali do të quhet “Ko si bre ti” (Kush je bre ti) dhe, sipas tij, synon të luftojë arrogancën në sektorin publik dhe të rrisë përgjegjësinë e funksionarëve.

Vuç֛iq tha se në këtë platformë qytetarët do të mund të dërgojnë ankesa dhe ai personalisht do të përpiqet t’u përgjigjet dhe të komunikojë me ta, shkruan b92.

Ai theksoi se një pjesë e problemeve në shoqëri vjen nga sjelljet arrogante të zyrtarëve dhe se kjo është një dukuri që qytetarët e urrejnë më së shumti.

Si shembull, ai përmendi një rast kur kishte telefonuar një qytetar që i kishte shkruar letër kritike, duke thënë se biseda kishte qenë “e dobishme dhe reflektuese”.

Në fund, Vuçiq tha se synimi është përmirësimi i komunikimit me qytetarët dhe ulja e arrogancës në jetën publike. /Telegrafi/