Please enter at least 3 characters.

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje të rëndë është kapur i plagosur.