Please enter at least 3 characters.

Vritet një person në Skenderaj

2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1.png

Një person raportohet të jetë vrarë pak minuta më parë në Skenderaj.

Siç raportojnë mediat lokale  rasti ka ndodhur në afërsi të sheshit “Adem Jashari”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Avdylaziz Hoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.

I njëjti ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

“Po një është vrarë në qendër të qytetit të Skenderajt. Ende nuk dihen motivet. Për të dyshuarin ka disa informata mirëpo momentalisht nuk mund të jap më shumë detaje”, tha Hoxha. /Telegrafi/