Please enter at least 3 characters.

Vrioni nuk ndalet, realizon tjetër gol në Austri

2021/08/GetPaidStock.com-612aaed9a4aff.jpg
229:"SOCCER - BL, Wattens vs LASK INNSBRUCK,AUSTRIA,08.AUG.21 - SOCCER - ADMIRAL Bundesliga, WSG Tirol vs Linzer ASK. Image shows the rejoicing of Giacomo Vrioni Wattens. PUBLICATIONxNOTxINxAUTxSUIxSWE GEPAxpictures/xDanielxSchoenherr
26:"imago images/GEPA pictures

Giacomo Vrioni ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit austriak me skuadrën e tij Tirol.

Ylli shqiptar ka arritur të realizojë gol me Tirolin e tij në takimin ndaj Klagenfurtit, e vlefshme për javën e gjashtë të Bundesligës austriake.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë golin e parë të takimit në minutën e 23-të.

Vrioni ka bërë një super start në kampionat me fanellën e Tirolit teksa në gjashtë ndeshjet e para ka arritur të realizojë tre gola.

Përveç ndeshjes së parë të kampionatit, 22-vjeçari shqiptar i ka nisur të gjitha ndeshjet e tjera si titullar.

Por përkundër golit nga talenti shqiptar, Tirol nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv, pasi e humbi ndeshjen nga Klagenfurt me rezultat 2-1.

Ndeshjen e ardhshme, Tirol do ta zhvillojë ndaj kampionit në fuqi të Austrisë, RB Salzburg. /Telegrafi/