Please enter at least 3 characters.

Vreshtarët e Kavadarit kërkojnë paratë për rrushin e papaguar

2016/01/l-euml-vrimi-ka-rend-euml-si-t-euml-madhe-p-euml-r-vreshtat_hd.jpg

Vreshtarët e rajonit të Kavdarit kanë protestuar sot, duke kërkuar që t'u paguhen paratë e rrushit të cilat nuk i kanë marrë që nga viti 2010 e këndej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, ata kërkojën ndryshime në sektorin e vreshtarisë dhe Ligjin për verë që është votuar nga qeverisja e kaluar.

Vreshtarët i bënë thirrje ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave që të bisedojë me protestuesit, duke paralajmëruar bllokim rrugësh dhe masa më radikale./Telegrafi/