Please enter at least 3 characters.

Vrasje në tentativë në Prizren, një person theret me thikë

Një rast i rëndë i “vrasjes në tentativë” është raportuar në Prizren, në rrugën “Rexhep Kabashi”, më 24 maj rreth orës 20:30.

Sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka therur me thikë një tjetër mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/