Please enter at least 3 characters.

Vrasja te Uji i Ftohtë, arrestohet në Kapshticë autori i dytë i dyshuar

2017/07/1500293231149279923914927759251492727575_0202.jpg

Arrestohet në Kapshticë autori i dytë i vrasjes së 20 prillit në Vlorë, ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën tre të tjerë.

Policia kufitare ka vënë në pranga Eljaso Çela, 23 vjeç nga Tirana, i cili ishte duke u kthyer nga shteti grek. Çela ishte shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 prillit në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë. Policia vuri në pranga të nesërmen e krimit Gani Tozjan, i cili pranoi autorësinë. Gjithçka kishte nisur për konflikte banale, për një shuplakë.