Please enter at least 3 characters.

Vrasja e dyfishtë në Klinë, Jon Hoti dënohet me 24 vite e gjashtë muaj burgim

Jon Hoti, i akuzuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur më 13 nëntor 2024 në Klinë, është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.

Hoti kishte vrarë Albison dhe Rexhep Shlivovën.

Lajmin për vendimin gjyqësor e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij, Jeton Maqedonci.

Dosja e prokurorisë tregon se 19 vjeçari Jon Hoti në mënyrë të fshehtë dyshohet se kishte nxjerrë një armë zjarri dhe ishte kthyer nga dy viktimat e kishte shtënë në drejtim të tyre duke u shkaktuar plagë e që për pasojë Rexhep e Albison Shlivova nuk kishin arritur t’u shpëtonin plagëve që kishin marrë.

Jon Hoti pasi dyshohet se kreu krimin nuk ishte arrestuar në vendin e ngjarjes ndërsa tek pas disa orësh ai ishte dorëzuar te organet e rendit./Telegrafi/