Please enter at least 3 characters.

Voton Mehmeti, u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

2021/10/246168720_4519401871460916_5099979255211764793_n.jpg

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti ka votuar në Qendrën e votimit “Pjetër Bogdani”, ku i bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës të dalin të votojnë masovikisht në këto zgjedhje, pasi siç tha ai Prishtina meriton gëzim.

Ai tha se vota është e shenjtë dhe demokratike.

“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin masovisht të votojnë dhe të bëjnë zgjidhje që do të jetë zëri i tyre, zë i fuqisë së tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetit. Të votojnë më të mirin që ata mendojnë. Vota është e shenjtë dhe demokratike. Prishtina meriton gëzim, Prishtina, shpresojmë se do të jetë ditë e suksesshme. I lus qytetarët e Prishtinës që të dalin masovisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, tha Mehmeti.